UBT

Qeveria tranzicionale është zgjidhje për krizën politike, u shpreh Abdixhiku në takim me Westerlundin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ka mirëpritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Ngërçi politik dhe tejkalimi i tij ishin biseda kryesore e takimit, kështu bëhet e ditur nga njoftimi që ka dhënë LDK-ja, raporton Zeri.info.

Ndër tjera, Abdixhiku është shprehur se Qeveria e tranzicionit është një zgjidhje e përkohshme dhe e përgjegjshme për ta tejkaluar krizën aktuale politike në vend.

FIDANISHTJA

“Kryetari Abdixhiku theksoi se bllokada e krijuar institucionale është e papranueshme, po dëmton rëndë jetesën e qytetarëve si dhe po pengon funksionimin normal të shtetit. Ai vlerësoi se kjo gjendje e tejzgjatur, në mbledhje të Kuvendit për të 15-tën herë duke pritur rezultatin e njëjtë, e vështirëson jetën e përditshme të qytetarëve dhe minon besimin në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjera.

I pari i LDK-së po ashtu është shprehur se Kosova ka nevojë sa më shpejtë të krijojë institucione funksionale dhe për një orientim të qartë drejt normalitetit demokratik.

“Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës gjatë proceseve të saj”, thuhet ndër tjera. /Zëri