United Hospital

Shkolla, rrugët dhe trotuaret – prioritete të Berivojcës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi së bashku me nënkryetarin për komunitete Dragisha Savic, kanë takuar këshillin lokal dhe përfaqësuesit e komuniteteve të Berivojcës, në një takim të organizuar nga KAAD e mbështetur nga UNHCR.

Komunitetet gjatë punës së tyre të mëparshme me përfaqësuesit e OJQ KAAD, janë dakorduar që në tryezën e donatorëve që do të mbahet në Prishtinë të paraqesin kërkesat e tyre në infrastrukturë e që janë rregullimi i rrugëve dhe trotuarwve dhe shkolla fillore në Berivojcë.

Matoshi, u ka dhënë mbështetje këtyre projekteve dhe ka thënë se puna që kanë bërë berivojcasit është një ndihmesë dhe mbështetje për qeverisjen lokale të Kamenicës. “Bashkëjetesa e komuniteteve në Berivojcë është meritë e juaja në radhë të parë, gjatë të kaluarës keni pasur probleme dhe sfida të cilat keni arritur t`i tejkaloni. Projektet që keni prezantuar janë në listën e projekteve prioritare të Komunës, por marrë në konsideratë mundësitë e vogla buxhetore mbështetja e KAAD dhe UNHCR për të siguruar donator për to është shumë e mirëpritur dhe komuna ju mbështet plotësisht në këtë drejtim. Vitet e fundit në Berivojcë kanë ndodhur investime, këto ditë po punohet në shtratin e lumit, ka pasur zgjerim të rrjetit të ndriçimit publik dhe janë bërë edhe punë të tjera, por ka mbetur ende shumë për të bërë” ka thënë nënkryetari Matoshi.

Edhe nënkryetari për komunitetet Dragisha Savic i ka mbështetur kërkesat e këshillit lokal të Berivojcës dhe është zotuar për mbështetjen e tyre.

Uji Dea

Prezantimin e punës së grupeve të komuniteteve e ka bërë Selami Maliqi nga KAAD, ndërsa për projektin ka folur edhe përfaqësuesja e UNHCR Lindita Ymeri.

Lidhur me këto kërkesa kanë folur edhe përfaqësuesit e komuniteteve shqiptare, serbe e rome të Berivojcës.

Këto projekte do të prezantohen në Prishtinë para donatorëve në një takim që do të organizohet nga UNHCR dhe KAAD./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.