UBT

Rama flet me Thaçin: Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur se zhvilloi një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tash katër vjet e gjysmë po mbahet në paraburgim në Hagë, bashkë me drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, transmeton Ekonomia Online.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim, ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, u shpreh Rama.

Mobi Casa

Rama dhe Thaçi, në kohën kur ishte në krye të institucioneve të Kosovës, kishin bashkëpunim të nivelit më të lartë dhe raportet e tyre kanë mbetur vëllazërore.