Mërgimtarët dhe temperaturat e larta shtojnë fluksin e pacientëve në Spitalin e Gjilanit
Gjilan – Në spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ditëve të fundit është shtuar fluksi i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore shkaku i temperaturave të larta. Ky numër është dukshëm më i madh dhe kjo ka ndikuar edhe pas ardhjes së mërgimtarëve thonë zyrtarwt e spitalit dhe ata të emergjencës.
Enver Murtezi shef i emergjencës thotë se është shtuar edhe numri i aksidenteve dhe i lëndimeve, por fatmirësisht deri tani pa fatalitet. “Derisa ditëve të kaluara numri i vizitave mjekësore ka qenë rreth 75 pacient brenda 24 orëve, tani në dy ditët e fundit ky numër ka arritur në 120 ose 35% më tepër”, raporton rajonipress.
Murtezi tha se shumica e pacientëve kërkojnë ndihmë për probleme kardiorespiratore dhe gastrointestinale për shkak të rritjes së temperaturave.
Spitali i Gjilanit me një vendim të drejtorit Abdylatif Latifi këto ditë ka rritur gatishmërinë për çdo eventualitet duke shtuar edhe numrin e punëtorëve në gatishmëri dhe kujdestari tha Selami Kurteshi zëdhënës i spitalit./rajonipress/

