FIDANISHTJA

Arrestohet në tokë të Kosovës, dënohet në gjykatën e Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Florim Qerimi nga Stublina (!980) është arrestuar më 14 korrik në brendi të territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe. Florimi tha për rajonipress se xhandarmëria e kanë dërguar në Gjykatën e Bujanocit ku është dënuar nga një gjykatës shqiptarë me 200 euro. Qerimi thotë se vija kufitare po shkelet vazhdimisht nga xhandarmëria serbe.

“Isha duke shkuar në arën time ku prisja ta korrnim grurin dhe për një moment kam hasur në xhandarmërinë serbe e cila më arrestojë dhe më pas më dorëzoj tek stacioni i policisë serbe”. Kështu e nis rrëfimin Florim Qerimi banor nga Stublina i cili u arrestua më 14 korrik derisa po shkonte në arën e tij, raporton rajonipress.

Qerimi tha se xhandarmëria serbe nuk janë sjellur keq me të. “Realisht unë pak rezistova sepse u thash se jam në tokën time ku gjithmonë e kam punuar tokën dhe asnjëherë s`kam pasur problem, por ata më thanë se duhet të dorëzojmë tek policia” shpjegon Florimi.

Uji Dea

Sipas Florimit xhandarmëria e kanë dorëzuar tek policia serbe dhe së bashku me ta është dërguar në Bujanoc ku është dënuar nga një gjykatës shqiptar me 200 euro. “Ishte një gjykatës shqiptar që quhej Reshat dhe i cili u soll shumë keq. Insistonte me çdo kusht që unë të dënohesha me 500 euro, por fatmirësisht qëlloj një shqiptar nga Dobrosini i cii insistonte se unë isha arrestuar gabimisht meqë isha në pjesën e Kosovës”.

Florimi thotë se policia kufitare e Kosovës duhet urgjentisht të mbajnë një takim me pjesën serbe që është përgjegjëse për vijën kufitare kuptohet me ndërmjetësimin e KFOR-it në mënyrë që këto skandale mos të përsëriten. “Nëse vazhdohet kështu që të pengohemi nga xhandarmëria serbe ne nuk mund të jetojmë tutje këtu” shprehet i revoltuar Florim Qerimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.