Eko Higjiena

Gjiganti ukrainas shfaq interesim për Muharrem Jasharin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Dinamo Kiev kishte shfaqur interesim për të blerë mesfushorin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari, por ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare që ka ardhur te LNZ Cherkasy.

Jashari, i cili po drejton LNZ-në me golat dhe asistimet e tij, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, pasi paraprakisht kishte interesim edhe nga LASK Linz i Austrisë.

LNZ është shprehur se ata janë të gatshëm të lënë yllin e tyre vetëm nëse bëhet një ofertë e rëndësishme nga një klub evropian.

FIDANISHTJA

Pra klubi ukrainas nuk janë të hapur që lojtarin ta shesin brenda kampionatit, te një rival si Dinamo Kiev edhe pse do të ishte hap i madh për Muharrem Jasharin. Pikërisht ndaj Dinamo Kiev kishte shënuar Jashari, i cili mungoi në dy ndeshjet e Kosovës ndaj Islandës për shkak të suspendimit.

Në këtë sezon, 27-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 7 asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat.

Mesfushori i gjithanshëm nga Transfermarkt vlerësohet rreth 900 mijë euro. /Telegrafi/