Fundamenti

Asfaltohet “Rruga e Prishtinës” dhe ajo tek qendrat tregtare

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Dy rrugët kryesore të qytetit, “Madeline Albrigt” (rruga e Prishtinës) dhe rruga Lidhja e Prizrenit” (tek qendrat tregtare), janë asfaltuar dje pasdite sipas standardeve. Këto rrugë kanë qenë të degraduara jashtë mase dhe intervenimi në to ka qenë i domosdoshëm.

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, inspektoi punimet së bashku me ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharkun, ku është shprehur i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e punimeve, pasi që brenda javës janë nisur dhe përfunduar këto rrugë.

ARKATANA

“Këto rrugë kanë qenë të degraduara skajshmërisht dhe intervenimi në to ka qenë shumë i nevojshëm. Së bashku me ministrin Zharku i pamë punimet dhe jam i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën pasi në afat rekord, brenda javës, u përfunduan këto rrugë. Me këtë ritëm të investimeve në infrastrukturë do të vazhdojmë derisa përfundimisht ta nxjerrim Gjilanin nga lloçi dhe vadat”, është shprehur kryetari Haziri.

Kryetari Haziri është shprehur se në bashkë investim me Ministrinë e Infrastrukturës, Komuna do të vazhdoj me projekte të mëdha infrastrukturore, siç janë hyrje-daljet e qytetit, korridoret, rrugët regjionale që Gjilanin e lidhin edhe me rrugët ndërkombëtare, autostrada Gjilan-Prishtinë etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.