Një baladë nga Edona
“Duhet” mban titullin kënga më e re e Edona Llalloshit, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.Ilir Berani qëndron prapa kësaj kënge, pasi ka realizuar muzikën dhe ka shkruar tekstin, ndërsa Ardian Kastrati ka bërë orkestrimin.
EMFcreative ka xhiruar videoklipin, në të cilin kanë aktruar Fikrete Miftari dhe Bashkim Alaj.
Kënga është incizuar nga Florent Boshnjaku.


