Eko Higjiena

Kafeja e mëngjesit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Prozë poetike nga Ramadan Mehmeti

Sa herë pi kafenë e mëngjesit, shikohem në
fundin e filxhanit, me udhët e kryqëzuara, të
çuditshme, krejt mishmash… me relieve, brigje,
lugina, me paralelizma, ku asgjë të bardhë nuk
ka. Iki dhembjes, shpresës së humbur, ëndrrës e
heshtjes, iki… e asnjë dritë nuk shihet në fund të
tunelit.

Mobi Casa

Eci dhe e paguaj atë që e kërkoj… me gjak e
paguaj, me copa mushkërish, me rrudha të thella
në ballë. Eci dhe qaj fatin nën tingujt vajtues të
violinës.

Eci, eci…
Qaj pa lot, ngaqë më lot nuk kam.
Faji pse nuk të arrij është te sytë e mi të lodhur.
Unë nuk e mohoj këtë.