UBT

Tentim atentati në Hotelin “Kristal” të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ishte viti Tetëdhjetë e Nëntë – Kohë e vështirë , kohë e rëndë ! Askund punë s’ munda me zënë – S’ kisha bukë fëmijëve me iu dhënë !

Nëpër fshatra e qytete –
Shkoja n’ dasma e muhabete !…
Përmes këngës , t’ bëjë ndo ‘i pare –
Për t’ iu sjellë fëmijëve idare !

N’ Hotel “Kristal” të Gjilanit –
Iu drejtova Ramadanit !
Ramadani , ishte Drejtor –
I tregova se jam në zor !

Ramadani , humanitar –
M’ mori n’ punë si këngëtar !
Më paguante me rrogë tamam ,
Aty këndohej me program !

Këndohej shqip, serbisht, turqisht,
Nganjëherë dhe magjupisht !…
Në njëzet e tre e dyzet e pesë –
Duhej këngën ta ndërpres !

Kështu “Kristalit” të Gjilanit –
I duel zëri mbarë vatanit !
Natë për natë sipas tradite –
Këndohen këngë t’ mirëfillta shqipe !

Mysafirë vinin varg e vi –
Prej Kosovës e Malit t’ Zi ,
Prej qyteteve t’ Maqedonisë
Dhe nga jugu i Serbisë !…

N’ “Kristal” vinin gisht për gisht –
S’ dëgjonin ma këtu këngë serbisht !
Mysafirët për pite e pulë –
S’ gjenin vend se ku me u ulë !

N’ Stacion të Milicisë ,
UDB-ja e Serbisë ,
Plan të keq kishin kurdisë –
Këngën shqipe me e kërdisë !

FIDANISHTJA

Një natë vonë , ata t’ pa besë ,
N’ ora njëzet e tre e dyzet e pesë ,
Hynë n’ Hotel , porsi lugat –
Për t’ bërë n’ mua atentat !

I zunë dyert , mbyllen Hotelin ,
I larguan gjithë personelin !
Mysafirët i qiten jashtë –
Për t’ bërë n’ mua çka kanë dashtë !

N’ ekspeditën e milicisë ,
Gjashtë milicë ishin kurdisë ,
T’ armatosur me automat –
T’ bëjnë mbi mua atentat !

Kështu atë natë, këtë ekspeditë ,
Komandanti i kish përgatitë,
Nga Parteshi Sevetisllav Karaxhiqi –
Që të vritet Demir Krasniqi !

Karaxhiqi, ma dha urdhërin:
“Ti “sliko”*1) , mbështetu për muri !
Rri gatitu , drejt si pip –
S’ ke për t’ këndua kurrë ma shqip !”

Kështu , drejt meje , gjashtë kasapët –
I drejtuan automatët !
“Ju , po m’ vrisni jashtë kanunit –
Pa e folë fjalën e fundit !…

Pse po m’ vrisni, s’ po e kam dert ,
Por , e kam një amanet :
Para se t’ më hiqni qafe –
T’ ju qerasi me nga një kafe !”

Karaxhiqi , ra në siklet :
“Hej, bre nanën …këqyre çka flet !”
Shko te shpija , ha bukë e krip –
Ma n’ Hotel , kurrë mos këndo shqip !”

***** Sqarim:
*1) Sliko – serbisht : Fotografi .
Me këtë term përbuzës dhe nënçmues ,
zakonisht komunikonin zyrtarët serbë me shqiptarët !
Gjilan, më 08.11.2016. Demir Krasniqi