ARKATANA

Oligarkët manipulojnë lëndët

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Tashmë sikur është bërë praktikë e vazhdueshme që lëndë të caktuara presin me vite të tëra nëpër sirtarë, derisa të tjera futen brenda pak ditësh në procedurë, ku shqyrtohen dhe nxirren vendimet. Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë thënë se kjo ndodh, ngase gjykatat janë të lidhura me mafio- oligarkët, duke u dhënë kësisoj përparësi absolute rasteve të caktuara, derisa sipas tyre, kjo është një drejtësi e shtrembëruar, që i fundos shpresat e qytetarëve dhe njëkohësisht krijon pasiguri ligjore në Kosovë.

Dikush pret me vite, disa përfitojnë nga lidhjet mafioze

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se është bërë praktikë e vazhdueshme që lëndë të caktuara presin me vite në sirtarë, ndërsa të tjera futen brenda pak ditësh në procedurë, ku shqyrtohen dhe nxirren vendimet. “Kjo ndodh, sepse gjykatat janë të lidhura me mafio- oligarkët dhe u japin përparësi absolute këtyre rasteve, duke i zgjidhur në favor të tyre, derisa kjo është një drejtësi e shtrembëruar, e cila i fundos shpresat e qytetarëve dhe njëkohësisht krijon pasiguri ligjore në Kosovë”, ka theksuar ai, shkruan gazeta Kosova Sot.

Tashmë sikur është bërë praktikë e vazhdueshme që lëndë të caktuara presin me vite të tëra nëpër sirtarë, derisa të tjera futen brenda pak ditësh në procedurë, ku shqyrtohen dhe nxirren vendimet. Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë thënë se kjo ndodh, ngase gjykatat janë të lidhura me mafio- oligarkët, duke u dhënë kësisoj përparësi absolute rasteve të caktuara, derisa sipas tyre, kjo është një drejtësi e shtrembëruar, që i fundos shpresat e qytetarëve dhe njëkohësisht krijon pasiguri ligjore në Kosovë.

Ndaj, është shtruar edhe çështja se përse presin gjatë, madje deri në dhjetë vjet lëndët e qytetarëve të rëndomtë dhe bizneseve që nuk janë pjesë e klanit ‘Pronto’ dhe mafio- oligarkëve, ndërkaq në anën tjetër ato të atyre që janë të afërt me mafio-politiken dhe mafio- oligarkinë trajtohen me procedurë të përshpejtuar dhe brenda vitit, duke i dekurajuar dhe duke i lënë pa shpresë kështu qytetarët se drejtësia një ditë do të ndahet edhe për ta.

Mobi Casa

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se është bërë praktikë e vazhdueshme që lëndë të caktuara presin me vite në sirtarë, ndërsa të tjera futen brenda pak ditësh në procedurë, ku shqyrtohen dhe nxirren vendimet. “Kjo ndodh, sepse gjykatat janë të lidhura me mafio- oligarkët dhe u japin përparësi absolute këtyre rasteve, duke i zgjidhur në favor të tyre, derisa kjo është një drejtësi e shtrembëruar, e cila i fundos shpresat e qytetarëve dhe njëkohësisht krijon pasiguri ligjore në Kosovë. Në këtë aspekt, afera, “Pronto” më së miri e ka dëshmuar se si emërohen zyrtarët e lartë në prokurori e gjykata dhe në shërbim të kujt janë ata”, është shprehur deputeti Salihaj.

Favorizimet antiligjore nën hundën e ndërkombëtarëve

Analisti Shefqet Dibrani thotë se zvarritja e lëndëve gjyqësore kryesisht bëhet për t’ua lehtësuar klaneve të interesit veprimin dhe gjuajtjen e shtrigave, gjersa qytetarët tashmë janë pajtuar me këtë gjendje dhe askush, siç tha, nuk pret drejtësi nga sistemi gjyqësor në Kosovë, pasi të gjithë thuajse mendojnë se prokurorë e gjykatës të caktuar janë pjesë e klanit “Pronto”, të cilët askush nuk guxon t’i prekë.

Sipas Dibranit, flitet edhe për favorizime antiligjore që u bëhen bizneseve të kontrolluara dhe të lidhur me këto grupe mafioze. “Nëse lëndët e qytetarëve të rëndomtë, po sidomos ato lëndë që prekin veprimtaritë biznesore, të cilat nuk kontrollohen nga mafia politike, trajtohen nga gjyqë- sori me prioritet, d.m.th. drejtësia ka rënë në duart e oligarkëve politikë, ngase nuk trajtohen ose zvarriten kryesisht veprimet e biznesmenëve milionerë, të cilët mund të jenë të implikuar në dallavere, teksa kjo jep për të kuptuar se pjesë e sistemit degradues është vetë drejtësia dhe sistemi gjyqësor në Kosovë. Pastaj janë mënyrat e pengimit, shantazhimit, e deri te kostoja e lartë e lëndës së parë që duhet të importohet ose mënyra të tjera që pamundë- sojnë një veprimtari të lirë dhe të pavarur”, u shpreh më tej ai. “Kjo që po ndodh tani në Kosovë, sikur të kishte ndodhur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore do të ishte keq, por kur ndodhin në kohën e internetit dhe të digjitalizimit gjithë këto marifete, gjendja është alarmante. Por, për t’u shqetësuar edhe më shumë është e dhëna se këto veprime po ndodhin përpara syve të bashkësisë ndërkombëtare, e cila është shndërruar vetëm në një vëzhgues pasiv”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” analisti Shefqet Dibrani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.