Fundamenti

Burrë i devotshëm e Atdhedashës!

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nga Arif Ejupi – Himn kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, lider shpirtëror i shqiptarëve të Kosovës.

Ishe mendjendritur e i durueshëm sikur idhulli Yt, Pjetër Bogdani.

I hajthëm, por ambicioz e zemërçelik.

Largpamës e kujdesshëm në çdo hap.

Në kohë stuhish e dallgësh vatrën ndezur e mbajte.

Me gjakftohtësi e me besim të plotë në vetvete e ruajte unitetin në popull.

Me urtësi e maturi ia çjerre maskën xhelatit.

Dy krahët e Atdheut të pushtuar nga korbat serbo-sllavë, e të vrarë nga vetvetja në një sofër i bashkove.

Qiellin e mbuluar nga tymi e të skuqur nga flakët e qetësove.

Tokës ia ktheve ajrin e freskët dhe rrezet e ngrohta të diellit.

Uji Dea

Maleve të djegura mugullimin, e fushave të shkrumbuara gjelbërimin.

Me durim e mjeshtëri ua dogje turinj dhe putra pushtuesve shoven,

bijë të Grashaninve, Pashiqve, Çubrilloviqve, Andriqve dhe Qosiqve.

Pas dekadash-shekuj Kosovën, e ktheve nga Lindja në Perëndim.

Heroizmin askujt s’ia mohove. Miq e Aleatë deri në vdekje i nderove.

Ishe dhe do të mbetesh model burri fisnik dhe udhëheqësi shembullor !

Duke qenë i tillë u bëre Kaptinë e veçantë e historisë sonë të lavdishme!