Eko Higjiena

Ekspeditë e çuditshme

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Ramadan Mehmeti

Hiq dorë
Nga tërkuza
Njeri kryeneç

A po sheh
Dita e ha fjalën
Deri në mesnatë
S’do të mbetesh as ti

ARKATANA

Shtatëdhjetë e shtatë herë
Në udhëkryqet e botës u ndal
E zgjuar është me kokën time të qëmoçme

Ç’ekspeditë e çuditshme
E hetove vetëm tërkuzën
As mua nuk më pe