Eko Higjiena

Mustafa: Është në dorën tonë t’i hapim udhë liberalizimit të vizave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se mesazhet e BE-së janë të qarta dhe tashmë është në dorën tonë që t’i hapim udhë liberalizimit të vizave dhe të vazhdojmë më tutje në integrimin e plotë në BE, i cili është vullnet dhe aspiratë e qytetarëve të Kosovës, agjendë nacionale e institucioneve dhe përfaqësuesve politikë, si dhe proces esencial me vlerë shtetndërtuese për Republikën e Kosovës.

Këto komente kryeministri Mustafa i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pas takimeve të djeshme me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, shkruan Telegrafi.

Postimi plotë i Mustafës në facebook:

Eco Higjiena

“Dje ishte një ditë e rëndesishme për rrugën integruese të Kosovës. Së bashku me komisionerin Johannes Hahn lansuam Agjendën e Reformave Evropiane, e cila parasheh zbatimin e 22 prioriteteve të cilat do të fuqizojnë zbatimin e MSA-së dhe do të avancoj procesin integrues të Kosovës në BE.

Patëm edhe një konferencë për gazetarë si dhe një takim me liderët politikë në vend.

Mesazhet e BE-së janë të qarta. Tashmë është në dorën tonë që t’i hapim udhë liberalizimit të vizave dhe të vazhdojmë më tutje në integrimin e plotë në BE, i cili është vullnet dhe aspiratë e qytetarëve të Kosovës, agjendë nacionale e institucioneve dhe përfaqësuesve politikë, si dhe proces esencial me vlerë shtetndërtuese për Republikën e Kosovës” (sic.), shkruan Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.