Hahn fshikullon Thaçin
“E di se ekziston një debat i madh për liberalizimin e vizave dhe më duhet të them që jam befasuar kur kam dëgjuar që po fajësohet Bashkimi Evropian për këtë. Më duhet të them se duhet që kushtet të përmbushen, që kjo të ndodhë”, theksoi Hahn.
EDHE NJË ‘SHUPLAKË” PËR OLIGARKËT E KOSOVËS
18 muaj afat për Agjendën e Reformave Evropiane
“E di se ekziston një debat i madh për liberalizimin e vizave dhe më duhet të them që jam befasuar kur kam dëgjuar që po fajësohet Bashkimi Evropian për këtë. Më duhet të them se duhet që kushtet të përmbushen, që kjo të ndodhë”, theksoi Hahn
Komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, në një konferencë për medie në Prishtinë, ka thënë se Agjenda për Reforma Evropiane, e lansuar në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, është një qartësim i detyrave, të cilat i kanë institucionet kosovare në rrugën drejt Unionit. “Kjo platformë është punuar në koordinim me të gjithë faktorët. Deri tani jemi dakorduar që ajo të implementohet për një periudhë kohore prej 12 deri në 18 muaj nga data e sotme. Mendoj se të qenit këtu jep sinjal të fuqishëm sa i përket vëmendjes që Bashkimi Evropian i kushton ecjes përpara të Kosovës. Natyrisht, për implementimin e këtyre reformave duhet vullnet politik, por këto pika të gjitha kërkohen nga qytetarët e Kosovës, si financimi i partive politike, reforma zgjedhore, e të ngjashme. Kjo agjendë do të jetë prioriteti ynë tani dhe në të ardhmen. Besojmë që Kosova do të bëhet vend atraktiv për investitorët e huaj”, ka thënë Hahn. Ai ka komentuar edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, ndërsa nuk ka lënë pa theksuar edhe një herë tjetër se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta votojnë Marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. “Vendimi për zgjedhje të parakohshme duhet të merret nga liderët e vendit. Nga pikëpamja jonë, fokusi duhet të jetë në realizimin e çështjeve konkrete që kërkohen nga qytetarët. Ekziston polarizim i skajshëm politik mes pozitës dhe opozitës në Kosovë, por të gjithë duhet ta kuptojnë që këto çështje duhet të zgjidhen në Parlament”, ka thënë ai. “E di se ekziston një debat i madh për liberalizimin e vizave dhe më duhet të them që jam befasuar kur kam dëgjuar që po fajësohet Bashkimi Evropian për këtë. Më duhet të them se duhet që kushtet të përmbushen, që kjo të ndodhë”, tha ai, shkruan gazeta Kosova Sot.
Ankohet sërish presidenti
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn. Në këtë takim, presidenti Thaçi edhe një herë ka theksuar se vonesat që po i bëhen Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave janë të papranueshme. “Këto vonesa që po shkaktohen nga BE-ja janë një padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë ai. Më tej, presidenti Thaçi ka thënë se Kosovës padrejtësisht i janë shtuar kritere nga Bashkimi Evropian, vetëm për t’i arsyetuar vonesat e panevojshme dhe të dëmshme për perspektivën tonë nga ana e Brukselit. Ai ka shtuar se Kosova nuk meriton kushtëzime të tilla në procesin e liberalizimit të vizave, meqë BE-ja ka mjaft mekanizma që kushtëzimin ta bëjë gjatë procesit të anëtarësimit. Edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, priti komisionerin Evropian Johannes Hahn, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e integrimit evropian dhe hapat që duhet ndërmarrë në këtë proces. Duke e konsideruar të padrejtë izolimin, i cili vazhdon t’u bëhet qytetarëve të Kosovës, kryeparlamentari Veseli e cilësoi të ngutshme nevojën e heqjes së vizave nga ana e Bashkimit Evropian./kosova sot/


