ARKATANA

Gjilani ka reflektuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Ardian Azemi – Takimet e para me qytetarët na japin një mesazh të qartë: Gjilani ka ndryshuar. Në katër vitet e fundit, gjithçka ka lëvizur. Nuk ka më vend për ata që e kanë trajtuar këtë qytet vetëm si një hambar votash, pa ofruar asnjë kujdes dhe pa investuar në të.

Gjilanasit janë të vetëdijshëm. Ata nuk pranojnë më të jenë pjesë e lojërave politike që kanë shpërfillur hallet dhe nevojat e tyre. Përkundrazi, sot Gjilani është gati të japë një shuplakë përfundimtare ndaj atyre që kanë menduar se mund të luajnë me dinjitetin e këtij qyteti.

ARKATANA

Adresa e saktë dhe serioze politike është e qartë
Sot, qytetarët e Gjilanit e dinë ku t’i drejtohen. Përtej interesave personale apo klanore, ekziston një forcë politike që përfaqëson interesin e tyre, dhe vetëm të tyre. Aleanca është e vetmja forcë që garanton siguri, zhvillim dhe një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë.

Ky moment është historik. Gjilanasit nuk do të lejojnë që të përsëriten gabimet e së kaluarës. Përkushtimi ynë është t’i kthejmë Gjilanit atë që i takon – një zhvillim të merituar dhe një qeverisje që respekton çdo qytetar të tij.
Aleanca për Gjilanin Fitues dhe për Kosovën Fituese!