ARKATANA

Raportet Kosovë – SHBA mbesin të njëjta

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Fitorja e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA nuk ndikon në prishjen e marrëdhënieve të mira ndërmjet shqiptarëve dhe Amerikës.

Madje fitorja e miliarderit Trump nuk paraqet kurrfarë rreziku për politikën e shteteve të tjera në botë. Kështu të paktën vlerësojnë analistët e çështjeve politike dhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë.

Sipas tyre, ardhja e kandidatit republikan Trump në krye të Presidencës nuk paraqet ndonjë impakt të veçantë për Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht këtyre, disa prej analistëve e cilësojnë si rrezik të madh fitoren e presidentit Donald Trump, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë Ballkanin e botën.

E për dallim prej tyre politikanët në Kosovë duke e uruar Trumpin thonë se raportet me SHBA-të do të jenë gjithmonë në nivel të kënaqshëm.

Njëjtë kanë vepruar edhe krerët shtetërorë në Shqipëri, të cilët i kanë uruar suksese republikanit Donald Trump.

UBT

Thaçi e Rama urojnë Trumpin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vlerësuar se miqësia mes Kosovës dhe SHBA-ve do të vazhdojë të jetë e njëjtë sikur deri më tash.

“Miqësia e përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë është bazamenti mbi të cilin do ta vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh”, ka thënë Thaçi, duke e uruar presidentin e ri të SHBA-ve.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në prill të këtij viti e kishte konsideruar lajm të keq fitoren e mundshme të Trumpit, dje e ka uruar atë, me ç’rast ka potencuar se raportet Shqipëri – SHBA vetëm sa do të vinë duke u forcuar.

“Duke ia uruar presidentit Trump fitoren dhe gjithë suksesin që amerikanët dhe miqtë e partnerët e SHBA-ve i urojnë atij vendi të madh, kam bindjen se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara do të vijojë të forcohet”, ka deklaruar ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.