Hidromorava

Te Ura e Veternikut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

N’ fund të viteve të 80-ta, Shumë mynxyra i kishte jeta !…Natë e ditë me plot përpjekje – N’ luftë për jetë, ose për vdekje ?!

Duke punua për kafshatë t’gojës,
Anë e mbanë trojeve t’ Kosovës,
Duke udhëtua kohë pas kohës –
Shpesh rreziqe i kam sjellë kokës !

Kështu njëherë, në Llap shumë vonë –
Mbaruam dasmën si asht zakon !
Përmbas darkës, në terr zijan –
Mora rrugën me u kthye n’ Gjilan !

I dërmuar me violinë –
Shpejt kalova nëpër Prishtinë !
Bash te Ura e Veternikut –
Rashë në prita të armikut !

Rashë në prita t’ milicisë –
Gjakatare të Serbisë !
N’ Veternik , n’ udhëkryq nën urë –
Për betoni m’ mbështetën për mur !

– Lamtumirë , ti bëja rrugës –
S’ do ti biesh ma kurrë “cigulkës “! *1)
Qëndro gatitu , ti “sliko”*2) –
S’ do t’ këndosh ma kurrë për “shipko”! *3)

Mobi Casa

Komandanti fort mu ngërmua :
“Ti “sliko” , drejt me m’ tregua –
Me çka merresh , çka punon ,
Ku e ke shpinë dhe ku jeton ?”

Komandant , po të bëjë be –
Këndoj për PGP – RTB ! *4)
Se këto fjalë janë të vërteta –
Kam mbështjellës, pllaka e kaseta !…

Kur i pa me sy mbështjellëset –
Iu nxu fryma – thash do t’ pëlcet !
“Po të lutëm me na falë –
Kem pas urdhër për me t’ ndalë !”

*****Sqarim:
*1) Cigulka = Violina me emër përbuzës sllav, që aludon tek romja !
*2) Sliko = Serbisht: Fotografi, term ky përbuzës dhe nënçmues, me të cilin zakonisht serbët iu drejtoheshin njerëzve të panjohur për komunikim !
*3) Shipko, shipci = Serbët, në shenjë përbuzje e nënçmimi i quanin kështu shqiptarët !
*4) PGP- RTB = Produkcija Gramafonskih Ploça – Radio Televizije Beograd, kjo ishte shkurtesa e Produkcionit të Pllakave të Gramafonit të Radio Televizionit të Beogradit .

Gjilan, më 08.11.2016 . Demir Krasniqi