ARKATANA

Pa stazhin e kësaj periudhe, e pezullojmë edhe validitetin e dokumentave shkollore të asaj kohe

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Nga Shefik Shkodra – Si paralufte, kur tre përqindëshin qytetarët e paguanin, por mësimdhënësit nuk merrnin asgjë. Paratë i kishte marrë “hoja”, këtë term e përdorim, kur për ne është një figurë e panjohur për diçka jonormale. Dhe ky “hoja”, vonë u mor vesh prej nesh se nuk kishin shkuar mjetet financiare e materiale në vendin e dedikuar. Mund të dyshohet edhe për ato nevoja që do të pajtoheshim të gjithë të sakrifikohet. Mbetëm trembëdhjetë e sa paga që dikush na i “fshini”. Krejt kjo sikur ka “perënduar”, por është shumë e çuditshme, si nuk pranohet puna në kohën më të vështirë?!

UNMIK-u nuk na llogariti për njerëz që kuptojmë diçka

Me keqardhje duhet ta pohoj edhe një herë se, UNMIK-u nuk ka pasur ndërgjegje po as dije që të rregulloj çështjen tonë të përgjithshme, por as nuk ka dashur. Menjëherë pas luftës, ata na bënin pyetje, “ku janë serbët?”.

Mësimdhënësve ua rrafshoj të ardhurat, pa e shikuar vjet-shërbimin, kualifikimin e as rrethanat tjera. Të gjithë ata që punonin në shkolla të mesme, merrnin paga mujore prej 318 DM, s’kishte rëndësi për ta, a është kandidati me shkollë të lartë, fakultet apo edhe me shkollë të mesme. Madje, bashkëpunëtorët që punonin me nga 4 (katër) orë, ka qenë e mundur edhe me nga dy orë, të merrnin të njëjtën pagë (318). Por, nuk donin t’ua paguanin asnjë orë tjetër, edhe po të mbante dikush dhjetë orë më tepër, as kujdestarinë e asgjë. E paharrueshme, kur një njeri me shkollë të mesme e qeveriste krejt komunën e Gjilanit. Nuk dinte as për bishtin e as për kokën. Kur e pyeste drejtori i shkollës: “Çka të bëjë me këtë që mban këto orë tepër, kujdestarinë”, etj. Ajo (ishte një femër) përgjigjej: “Paguaja ti drejtor…!” Ky ishte nënçmim i paharrueshëm. Paga për te ishte më tepër se 30 mijë e DM.

Nuk janë shpërblye mësimdhënësit për punën e tyre asnjëherë

FIDANISHTJA

Puna me mësimdhënës shkoi shumë zvarrë, deri në kohën e sotme. As kategorizim, as pagesë e punës së tepërt. Ndërsa, qeveritarët e institucionalistët, ndryshe vepronin për veten e tyre. Ministër po, por nuk i mjaftonin të ardhurat, shkonte në UP mësimdhënës, nëpër kolegje, në dy tre e më tepër vende pune…dhe në ndonjë bord qeveritar apo parlament, prandaj, nuk u diskutua për mësimdhënësit e arsimimin parauniversitar. Prandaj, e kanë injoruar disa tipa në këto institucione politike shumë arsimin. Prandaj, i kanë punët në arsim kurrfare. Prandaj, është rritur korrupsioni edhe në këtë lëmë. Prandaj, arsimi është krejtësisht gjysmak. S’ka pasur kush të kujdeset për te. Janë blerë dëftesa, diploma, si në shkallën superiore të arsimimit. Këtyre mësimdhënësve çdo ditë u vjen koha grupe-grupe të pensionohen. Të vdesin e të harrohen, por asnjëherë nuk janë shpërblye e dëmshpërblye…Dikush nga institucionalistët, që e kanë quajtur veten të paprekshëm, kanë thënë: “…nuk na intereson për pensionistët. Ata le të cofin…!” Kjo është “hajgarja” e shekullit! Ky është turpi kush e ka mbajtur e e mban kuletën për qytetarët e këtij vendi dhe, kujt do i jep të hajë, kujt do jo! Sepse, ai/ata e kanë dashur një lloj feudalizmi me bujkrobër në shek. XXI. Vërtet këta janë “pashallarët e kuq”! Nuk e kanë dashur Kosovën si
është ëndërruar e idealizuar nga të tjerët. Zotërinjtë sikur kanë krijuar një sistem vërtet sui generis e për t’u pa si provë në botë. Që të tregohen para botës se, na jemi me “rrip të shtrënguar”, e se si na “vuajmë për atdhe”, por jo në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Ligji nuk vlen për të gjithë

As pensionistët nuk kanë një të drejtë të barabartë. Shoqata e Veteranëve të Arsimit “Mehmet Gjevori” (SHVA) në Gjilan, u themelua në vitin 1987 dhe vijoi punën e vet deri në këto ditë. Kjo Shoqatë është për ta përcjellë dhe ndihmuar mësimin dhe të drejtat e mësimdhënësve. Salih Hasani, përfaqësues i kësaj Shoqate tregon se, pas vendimit që është marrë që komunat të paguajnë nga tri paga pas përfundimit të punës, përkatësisht pensionimit, nuk doli krejt e saktë. Në Gjilan, p.sh., me 2013, janë përcjellë në pension afro 210 veta, prej tyre këto paga i kanë nxjerrë 42, këta krejt me lidhje farefisnore me gjykatës e komunarë. Të tjerët mbeten nëpër gjykata që, deri me sot asnjëri nuk i ka fituar ato mjete, së paku publikisht. Nuk është bërë kurrfarë përpjekje zyrtare për fondet pensionistëve tanë të grabitura nga Serbia. Cilido që vjen prej Serbisë këtu në Kosovë, bën kërkesë dhe kërkesa “duhet” t’i plotësohet, me ligj e pa ligj, të këtij vendi, të UNMIK-ut e të ‘marrëveshjeve’ të tjera…Por, qytetari i jonë nuk mund ta realizojë të drejtën e vet. As që e di një pjesë e këtyre qytetarëve, çfarë të drejtash ka. Ai duhet të paguaj tatime, komunali dhe ta “shikoj qiellin”.

Mësimi në Shtëpi – Shkolla të mos suspendohet

Nëse nuk llogaritet stazhi i periudhës 1990 – 1999, të mos u pranohen dokumentat as atyre që janë arsimuar në këto kohë. Prej viteve të ’90-ta deri në 1999 arsimimi te ne është një punë shumë e rëndësishme. Është punuar aq sa na kanë lejuar kushtet dhe mundësitë në rrethanat e njohura. Nuk do të duhej në këtë rast që ta përshkruaj ndonjë sekuencë të atyre orëve ku janë mbajtur. Do të duhej që të bëhej me shkrim për secilën komunë veç e veç, që të mbetet dokument, se si është bërë puna nëpër Shkolla-Shtëpi (private), por edhe për pagat dhe jetën e atyre mësimdhënësve. Në qoftë se, nuk u njihet stazhi këtyre pensionistëve të këtyre viteve, atëherë nuk do të duhej t’u njihej edhe diploma e atyre njerëzve brenda kësaj kohe, kur i kanë kryer shkollat me këta mësimdhënës. Edhe kjo do të ishte një paradoks i jonë. SHVA “Mehmet Gjevori” në Gjilan i bëri kërkesë SBSHK-ut dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) lidhur me Skemat e Pensionit të Arsimit për mësimdhënësit, dhe për përshpejtimin e kompensimit material të mësimdhënësve të shkollave të Kosovës në gjuhën shqipe, për punën e bërë gjatë periudhës kohore 1989 – 1999. Kërkesat bëjnë me dije opinionin publik të kryhen të gjitha obligimet për mësimdhënësit, enkas këtyre që kanë shkuar në pension. Si është e mundur, që në kohën më të vështirë, 1990 e deri me 1999, të mos u njihet stazhi atyre që ishin bartësit e shtetit shqiptar të Kosovës në praktikë? Dhe atyre të mos u pranohet stazhi?! Kjo barrë me shumë mundime e nëpër Shkolla-Shtëpi private është bartur në shpinën e këtyre pjesëtarëve të mësimdhënësve, vetëm e vetëm të mos ndërpritet arsimimi te ne. Në kushte dhe presione aq të vështira është mbajtur puna me vullnetin më të madh. Mundet ndonjëri apo shumë sish të jenë institucionalistë në vende zyrtare kyçe…Ai/ajo është dashur ta mendojë nëse e ka marrë një “copë” shkollë gjatë kësaj periudhe kohore në këto kushte. Për këtë është dashur ta dinë mirë edhe qytetarët, prindërit e fëmijëve të asaj kohe.