ARKATANA

Lirikat me kapela

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Avdush Canaj

S`jam i marrë
se flas
me zogjtë
nëpër tela,
ata
m`i falin
këngët,
lirikat
me
kapela!
I ëmbëlsoj
si duhet,
me çokollatë
e rrush,
në adresë
zemrash
i nis
drejt jush.

ARKATANA

Avdush Canaj