FIDANISHTJA

Iliadat Dardane

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Atdhe Geci


Kosovë shqiptare, trashëgimtare e dardanëve
motër e gjakut me Çamërinë dhe Madhoninë
motër e gjaku me shqipet e Mollës së Kuqe
të kam Shqipëri dhe Iliri në çdo varg timin

Ndjemë, o më e dashura këngë e atdheut tim
emër i nderuar për kryengritje dhe për komb
je zemër e flamurit për dasma dhe për luftë
të kam frymë shtëpie për më tepër Shqipëri

Mjaftueshëm të duam të tërë bijtë e shqipes
çdo ditë ti po bëhesh më e dashura e atdheut
veprat tua kanë zënë vend dhe po naltohen
Kosovë, një nënë e kemi vetëm Shqipërinë

Hidromorava

Atdhe është emrit dhe mbiemri i vendit tim
një gjuhë shqipe e flasim sot kudo shqiptarët
Kosovë, një rendje hapi e kemi për Atdheun
fal gjakut të rënëve ne i mbijetuam kohërave

Liria është zonja më e lartë e tërë qytetërimit
Mbreti dhe mbretëresha për Shqipërinë Iliri
Shqipëria është më e madhe se Shqipëria, se
Shqipëria shpejt do ta konfirmon veten, Iliri!…

Atdhe Geci – Prishtinë, dhjetor, 2024