Hidromorava

Kur shteti të vret!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Gëzim Mekuli – Kush është vrasësi i Astrit Deharit? Kush e ndihmoj vrasjen e Astritit? Përse u mundësua vdekja e tij? Ku ishte shteti?

Kush është krimineli këtu? Kush është ai që na e vrau Astritin, birin e Shqipërisë, djalin e nënës! Birin e Babit! Kush e vrau vëllanë e motrës?

Është shteti! Është sistemi juridik e politik i Kosovës, ai që na e vodhi studentin e mjekësisë, guximtarin, heroin dhe intelektualin tonë, Astrit Dehari.

Askush tjetër nuk e pushkatoj Astritin, pos shtetit të çoroditur e të kriminalizuar të Kosovës. Askush tjetër! Askush, askush, askush…

A është e mundur kjo? Si bëhet kjo, që atje, ku t’i duhet të jesh më se i sigurt, i vrojtuar, i ndihmuar dhe i kontrolluar, t’i të mos kontrollohesh, të mos sigurohesh, të mos shërohesh, e të “harrohesh”?

ARKATANA

Ku ishe, o shtet?

Krimineli e terroristi norvegjez, Anders Breivik, në mes të Oslos, bombardoi ndërtesën e qeverisë dhe vrau 77 civil të pafajshëm në verën e vitit 2011. Ai është në burg. Ai po trajtohet si njeri. Ai po studion. Atij shteti po i dhuron jetë, po e risocializon, po e shëron e po e ndihmon. Këndë po e ndihmon shteti norvegjez? Terroristin që vrau me bombë e me kallashnikovë fëmijë, nxënës, demokraci e qytetari.

Pushtetarë, a jeni n’mend ore? Pse kjo papërgjegjësi? Përse kjo tragjedi, o shtet? A ka ministri ky shtet? A ka nderë, moral e përgjegjësi kjo qeveri? A ka gazetari?A ka mjekësi? Pafundësisht, pyetje, pyetje, pyetje dhe vetëm pyetje… pa përgjigje.

U vra në shtëpinë e juaj, o të pabesë! U vra në pabesi! E vratë intelektualin, mjekun… Po pse nuk e pengove vdekjen, o shtet?

Mediat e sëmura të pushtetit, po thonë se, ai gëlltiti medikamente. Çfarë gazetarie?! Çfarë gazetarie hulumtuese? Kuku, kuku, kuku për ne, e kuku për ata…. Po si lejohen medikamentet në burg? A ka polici ky shtet? A ka sistem juridik? Gjyqësia ku është? Për kënd po e ushqen këtë polici ky pushtet? Kundër popullit, kundër ty e mua? Ja, ky është shteti ynë. Shteti që po na vret!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.