ARKATANA

Ndahet nga jeta profesor Skender Berisha

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Të shtunën është ndarë nga jeta profesor Skender Berisha me prejardhje nga Gjilani. Skender Berisha ka qenë njëri nga profesorët e respektuar dhe që ka pasur një biografi të pasur shkencore dhe akademike. Varrimi i të ndjerit bëhet ditën e diel nga ora 14.00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Skender Berisha i lindur më 01.05.1942 pas një sëmundje të shkurtër është ndarë nga jeta të shtunën. Profesor Skender Berisha rrjedh prej një familje të vjetër qytetare dhe intelektuale. Deri para pak vitesh ishte profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik dhe ka pasur një CV të pasur në fushën akademike dhe shkencore.

Uji Dea

Varrimi i profesor Skender Berishës bëhet ditën e diel në ora 14.00 në varrezat e qytetit të Prishtinës./rajonipress/