Uji Dea

Reagon PDK-ja: Ne do të prijmë sërish!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Partia më e madhe në vend aktualisht, PDK-ja, shprehet e bindur se një gjë e tillë nuk do të mundë të ndodhë. Nait Hasani, deputet i kësaj partie, ka thënë se PDK-ja do të jetë ajo e cila sikurse herëve të tjera, edhe në zgjedhjet e ardhshme do të prijë e para.

“Asnjëherë PDK-ja nuk mund të rrezikohet nga asnjë parti politike apo koalicion politik. Po të duan edhe LDK-në le ta marrin dhe të bëhen bashkë të gjithë në njërën anë dhe përsëri do t’i mundim të gjithë bashkë në zgjedhje”, ka theksuar Hasani.

Ndërkaq njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka vlerësuar se ekziston mundësia për një koalicion AAK – “Nisma” – AKR. “Liderët partiakë kur vjen puna e interesave harrojnë çfarë kanë deklaruar, kështu që ky koalicion është i mundshëm. Pacolli e di se nuk mund të funksionojë si duhet me PDK-në e LDK-në, andaj kërkon partnerë të tjerë”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Kurse ka thënë se nëse këto parti bashkohen, atëherë do ta formojnë një parti me fuqi politike.

“Po qe se bëhen bashkë të tria partitë, atëherë do të krijohej një subjekt me fuqi solide politike”, ka shtuar ai.

Ndërsa politologu, Ramush Tahiri, ka konsideruar se është herët të vendoset për koalicione parazgjedhore. “Është herët të merret qëndrim për koalicionet parazgjedhore sepse ende nuk ka asnjë vendim as institucional e as qëndrim të asnjë forumi për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, ka deklaruar ai.

Fundamenti

VLAN-i, mësim për partitë politike

Ai më tutje ka thënë se subjektet e tjera duhet të marrin mësim nga dështimi i koalicionit VLAN. “Edhe partitë politike, edhe opinioni i Kosovës duhet të nxjerrin mësime nga dështimi i VLAN-it. Koalicionet më të qëndrueshme dhe me rezultate janë ato parimore dhe me program e platformë të qartë”, ka shtuar Tahiri.

Pavarësisht këtyre, ai ka thënë se së pari duhet parë se a po miratohet reforma zgjedhore apo jo.

Kurse profesori universitar, Blerim Burjani, ka vlerësuar se lista zgjedhore mund të zgjidhet shumë lehtë, por jo edhe ndarja e posteve. “E zgjidhur mund të jetë përbërja e listës zgjedhore apo kandidimet, por postet qendrore mbeten më vështirë”, ka thënë ai.

Megjithëkëtë, sipas tij, nëse bëhet ky koalicion partitë pjesëmarrëse do të humbasin tejet shumë.

“Ky koalicion do t’i dobësonte përgjithmonë këto subjekte të vogla individuale politike, pra do të humbin si parti në publik. Këto më mirë është të shkrihen në një subjekt politik nëse mund të arrijnë pajtim e që duket e pamundshme sepse janë ambicioze dhe egoiste”, është shprehur ai. Por pavarësisht kësaj, për ta kaluar pragun, siç është shprehur Burjani, rruga më e mirë mbetet krijimi i një koalicioni të tillë./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.