Hidromorava

Mos të mbesim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ata që erdhën ikën, Të paftuarit, Satanët, Gjakpirës mëkatar

Ne këtu ishim
Mbetëm
Të punojmë
Mirë e mbarë

E zeza zezonë iku
Pjellë ligësi
Gllabruese toke
Dredhi në sy bote

Ne e liga askujt
Dje
Sot jo se jo
Ndaj vetës po

Kujdes sot
Nesër
Mos të mbesim
Qyqar dhe të pazot !

PRESION

Nga shtypjet
Fuqi
Presion
Mbi vrimë shishen grykë hollë
Bythë shishja pëlcet
Fundin e vet nuk e gjen
S’ka tapë vrime
S’do ketë
Vrimën e grykës ta mbyllë
Që të ja shpëtoj
Atë fund bythën e vet.

GJAKUT TIM

ARKATANA

Vetëm një pik gjaku
Nëse e ke
Gjak
Nga ky gjaku im
Dhe në skaj bote
Ti në kofsh
Në zemrën time je
Të ndjej
Në përqafimin tim
Kudo të jesh
Pjesë e imja më je
Do jesh
Lutem
Me gjithë zemër
Vetëm mirë të më jesh.

NËSE JE

Vet ti nëse je
Një shpirtë
I mbushur me dritë
Dashuri

Ti dhe yjet e qiellit
Pran do i kesh
Kandil drite
Ndezur mbi tavolinë

Sytë tu
S’njohin errësirë
Qartë shohin
Larë
Në val drite

Mjegullnajë kohe
Ti nuk vërenë
As nuk donë me ditë.

Demush Mehmeti