Fundamenti

Katër ministri pa ministra

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Qeverinë e kryeministrit Mustafa janë katër ministri pa ministra. Dy ministra të Listës Serbe po e bojkotojnë punën e ekzekutivit, ndërsa ministri i Integrimit, si dhe ai i Ambientit ende nuk janë emëruar.

Katër dikastere të Qeverisë së Kosovës që disa muaj po vazhdojnë të funksionojnë pa ministra, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dy prej tyre janë të udhëhequra nga Lista Serbe, e cila qe një kohë ka ngrirë punën në institucionet shtetërore të Kosovës.

Ndërkaq, posti i ministrit në dy dikastere tjera të Qeverisë (Integrimit dhe Ambientit), tashmë ka mbetur vakant prej kohësh.

UBT

Dalibor Jevtiq, ministër i Kthimit dhe i Komuniteteve dhe Lubomir Mariq, ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, po vazhdojnë ta bojkotojnë punën e tyre qysh prej muajit tetor, në shenjë kundërshtimi për miratimin e Ligjit për “Trepçën”.

Madje, Lista Serbe e ka kushtëzuar Qeverinë e Kosovës se nuk do t’i kthehet jetës institucionale, pa inicimin e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Kryetari i Listës Serbe në Kosovë, Slavko Simiq, ka thënë për Gazetën “Zëri”, se subjekti i tij kërkon themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në të kundërtën nuk kthehet në institucionet qendrore të Kosovës.

“Ne kemi një plan, duam që pas zbatimit të Marrëveshjes për Telekomunikacionin, udhëheqësit e rëndësishëm politikë që janë nënshkrues të Marrëveshjes së Brukselit ta iniciojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka deklaruar ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.