Eko Higjiena

Këngë për Lorenc Antonin ( 23 Shtator 1909 – 21 Tetor 1991 )

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ulë këmbëkryq nën hije t’ ftonit – Po i këndoj Lorenc Antonit ! Për atë djalë që e lindi Shkupi – Kur m’ kujtohet m’ dridhet trupi !

Kur përmend emrin Lorencit –
Kujtoj emrin e talentit,
Kompozitorit e dirigjentit,
Etnografit e muzicientit …

Në vitin Dyzet e Tetë,
Pedagogu i vërtetë,
Në Prizrenin legjendarë –
Pentagram dhe çelës i parë !

Theu kanunet shekullore –
Solli vlerat muzikore !
Nuk i druhej aspak frikës –
Hapi shkollën e muzikës !

Nga thesari popullor –
Mblodh folklorin muzikor,
Në Kosovë, Maqedoni,
Në Serbi e Mal të Zi …

Uji Dea

Gjithandej kah ka shqiptarë –
Mblodhi këngë plot një thesar !
I përmblodhi në shtatë libra –
Që kanë vlerën sa shtatë bibla !

Në program t’ Radio Prishtinës –
Redaktor përgjegjës i muzikës !
Prezantoi vlerat kombëtare –
N’ festivalet ndërkombëtare !…

Derisa të tingëlloi toni –
Nuk vdes kurrë Lorenc Antoni !
Bashkë me vlerat e folklorit –
Do t’ jetojë n’ troje t’ arbërorit !

Gjilan, më 24.10.2016.

Demir Krasniqi