Eko Higjiena

Kujdes!

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Poezi nga Nijazi Kastrati

Mos prek ku s’preket
Mos luj ku s’luhet
Sherrin vetvetes
Nëse të kruhet!

Fjalën bajate
Mos e fol kurrë
Hidhi pak krip
Piqe në furrë!

KKVITI

Mos përgojo
Pa t’meta s’jemi
Se të përkryer
Askush nuk jemi

Piqe fjalën mirë
Bëne ëmbëlsirë
Kushdo që e dëgjon
Ty do t’përgëzon!