Kënga e liderëve tanë
Po i lutë populli liderët tanë – Merrjani s’ bashku të gjithë një këngë !
Nisja këngës, Hashim Thaçi –
Nuk guxoj se m’ ndryshket saçi !
Nisja këngës, Isa Mustafa –
Nuk guxoj se m’ këputet qafa !
Nisja këngës, Kadri Veseli –
Nuk guxoj se m’ këputet teli !
Nisja këngës, Shpend Ahmeti –
Nuk guxoj se kërcet kiameti !
Nisja këngës, Visar Imeri –
Nuk guxoj se m’ lëshon sheqeri !
Nisja këngës, Albin Kurti –
Nuk guxoj se trembet i urti !
Nisja këngës, Glauk Konjufca –
Nuk guxoj se trembet pupëza !
Nisja këngës, bacë Ramushi –
Nuk guxoj se m’ shuhet prushi !
Nisja këngës, Fatmir Lima –
Nuk guxoj se prishet klima !
Nisja këngës, Jakup Krasniqi –
Nuk guxoj se m’ thahet fiqi !
Nisja këngës, Behgjet Pacolli –
Nuk guxoj se m’ laget kapcolli !
Nisja këngës, Skënder Hyseni –
Nuk guxoj se m’ prishet dyzeni !
Nisja këngës, Enver Hoxhaj –
Nuk guxoj se tremben Loxha !
Gjilan, më 21.10.2016. Demir Krasniqi


