ARKATANA

Ndahet nga jeta Abdulla Rexhepi, mësues, pedagog e drejtor shkolle

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Abdulla Rexhepi është ndarë nga jeta më 23.10.2016 kurse varrimi i tij bëhet më datën 25.10.2016. Punëtorët e shkollës së Përlepnicës e përkujtojnë me pietet nder e krenari punën e palodhshme e të dobishme që dha për arsimin Abdulla Rexhepi.

Postimi i plotë i SHFMU “Skënderbeu” në Përlpenicë

Me dhimbje të thellë pranuam lajmin se më 23.10.2016 ndërroi jetë ish kolegu jonë shumë i respektuar Abdulla Rexhepi, i cili për shumë vite ishte edhe Drejtor i shkollës tonë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën me 25.10.2016, ora 13:00, ndërsa shkolla jonë për nder të punës së tij do të mbaj një mbledhje komemorative po këtë ditë (e marte), me fillim në ora 11:30 në ambientet e shkollës.

Shprehim ngushëllimet më të përzemërta për familjen Rexhepi!

KKVITI

Me poshtë mund të gjeni shkurtimisht edhe biografinë e të ndjerit:

Abdullah Rexhepi : Më 13.3.1945 u lind në Përlepnicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan.

Shkollën e Lartë Pedagogjike, në Shkup, Drejtimi Biologji-Kimi, e ka përfunduar në vitin 1968. Përfundoi këto studime me sukses të lartë dhe me afat. Me të kryer këtë nivel shkollimi, iu mundësua të filloj punën mësimdhënës nga 1.9.1968 e deri më 3.10.1995, në shkollën e Përlepnicë, për lëndën Biologji-Kimi.

Prej datës 4.10.1995 është zgjedhur drejtor i po të njëjtës shkollë, detyrë të cilën e kreu deri në pensionim, më saktë deri më 13.3.2010. Është në mesin e vetëm 3 mësimdhënësve që kanë filluar punën në këtë shkollë dhe kanë përfunduar aty.
Nga jeta u nda më 23.10.2016./rajonipress/