Fundamenti

Hovenier: Shtetet e QUINT-it në konsultim me NATO-n nuk përkrahin asnjë ndërrim të statusit të urës së Ibrit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në një prononcim për media pas takimit ka deklaruar se shtetet e QUINT-it në konsultim me NATO-n, nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të urës së Ibrit.

“Shtetet e QUINT-it, në konsultim me NATO-n, nuk e përkrahim asnjë ndërrim të statusit të urës se Ibrit”, deklaroi ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier”, tha ai.

Ndryshe, ky reagim vjen pas paralajmërimeve të zyrtarëve qeveritar të Kosovës se po punohet drejt hapjes së urës mbi lumin Ibër,

Mobi Casa

Ura mbi lumin Ibër e cila simbolizon ndarjen e qytetin të Mitrovicës, është e hapur vetëm për këmbësorë.

Në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, ekziston marrëveshja e cila parasheh hapjen e saj edhe për trafik.

Sipas qeverisë së Kosovës, hapja e urës do të siguronte liri të lëvizjes për të gjithë./Telegrafi/