UBT

Sot Gjilani është Podujevë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Nga Sokol Haziri – Vërtet për keqardhje dhe moment për reflektim.Si është e mundur që për vite të tera të mos renovohet stadiumi i qytetit në Gjilan. Dhe çfarë bëjnë këto qeveri në dy nivelit kur i kanë të gjitha kushtet edhe financiare edhe unisonin politik mes tyre, e nuk ka rezultate në ketë drejtim dhe pse jo edhe në të gjitha drejtimet tjera. Është për keqardhje kur ekipet tona të mrekullueshme të futbollit të i lusin të tjerët për të ju mundësuar zhvillimin e ndeshjeve.

Drita sot në garën europiane : Conference league, e bashk me të edhe tifozeria e saj
“Intelektualet” e qytetar dashamir të futbollit duhet të udhëtojnë për në Podujevë.

Në vend që ky spektakël të u prezantohej Gjilanasve, kjo u pamundësua nga papërgjegjësia e dembelia e pushtetarëve.

Mobi Casa

Pra ky është mjerimi real që po përjetojmë.
Një proverb i vjetër thotë:”Llafet si Demushi e punën si kerkushi”

Sokol Haziri
Nënkryetar i AAK-Dega në Gjilan