Eko Higjiena

Veteranët, të pasigurt për pagën e tetorit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) ende nuk e kanë të sigurt nëse do ta marrin me kohë pensionin për muajin tetor. Kjo për faktin se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk ua ka siguruar buxhetin për shpërndarjen e pagës për këtë muaj, sikurse as për muajt nëntor e dhjetor të këtij viti.

Megjithatë, dy Ministritë, ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave janë duke u munduar që t’ua sigurojnë edhe për këtë muaj pensionet kategorive të dala nga lufta. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi ka thënë për gazetën “Zëri” se ende janë në negociata me Ministrinë e Financave, pasi kanë dorëzuar kërkesën për mjetet financiare për muajin tetor.

“Ende jemi në negociata. Do të thotë i kemi dërguar kërkesat në Ministrinë e Financave për pensionet e muajit tetor”, ka thënë shkurt Abrashi.

United Hospital

Mirëpo, në anën tjetër në Ministrinë e Financave thonë se njëherë duhet të bëhet riorganizimi brenda Ministrisë së Punës, e pastaj ata të shohin se ku do të mund t’i kursejnë mjetet tjera financiare për t’ua paguar pensionet veteranëve për muajin tetor.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka theksuar për gazetën “Zëri” se ata si Ministri mbi bazën e kërkesës së Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i bëjnë rregullimet, rialokimet dhe pastaj është MPMS-ja ajo që i paguan pensionet e veteranëve për muajin tetor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.