ARKATANA

Akili e kalon me sukses rrethin e parë, Nora eliminohet nga Lojërat Olimpike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Akil Gjakova i ka nisur në mënyrë fantastike Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’.

Akili e kaloi rrethin e parë të garave duke triumfuar përballë brazilianit Daniel Cargnin, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova pas fillimit të vështirë arriti ta mposht brazilianin me Ippon.

ARKATANA

Në krahun tjetër, motra e tij, Nora fatkeqësisht u eliminua që në rrethin e parë të garave.

Nora u eliminua pasi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë.