Eko Higjiena

Familjarët e të pagjeturve s’ju besojnë pushtetarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Familjarët e të pagjeturve kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të jenë pjesë e delegacionit të Prishtinës në bisedimet me Serbinë, në Bruksel. Ata kërkojnë që në kuadër të këtij delegacioni të jenë dy anëtarë nga shoqatat e familjarëve të të pagjeturve.

Familjarët e të pagjeturve kanë kërkuar që të marrin pjesë si anëtarë të delegacionit gjatë procesit të bisedimeve me Serbinë, në Bruksel. Ata thonë se kanë humbur besimin tek përfaqësuesit e shtetit për të sjellë trupat e të afërmeve të tyre nga Serbia.

Sipas tyre institucionet e shtetit dështuan për 17 vite që të bëjnë presion për të zbardhur fatin e të pagjeturve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Për këtë arsye, familjarët e shohin pjesëmarrjen e dy prindërve në delegacion si një shpresë që të adresohet siç duhet rasti i të pagjeturve në Bruksel.

Hidromorava

Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave” ka thënë se është koha e fundit që fati i të pagjeturve të bisedohet në Bruksel. “Frikësohem se familjarët do të vdesin duke shpresuar që t’ju sjellin trupat e të afërmeve të tyre”.

Ajo thotë se janë bërë 17 vjet dhe përveç presionit nga ana e familjarëve nuk ka pasur ndonjë presion tjetër. Kumnova thotë se institucionet e Kosovës nuk kanë kryer obligimin e tyre ndaj të pagjeturve si qytetarë të këtij vendi. Në mesin e 35 të pagjeturve nga Gjakova gjendet dhe biri i saj Albioni. Kumnova thotë se duhet presion më i madh vendor dhe ndërkombëtar tek Serbia.

“Serbia ka bërë krime në Kosovë me planprogram dhe i disponon të gjitha të dhënat se ku ndodhen njerëzit tanë”, thotë ajo. Kumnova thotë se neglizhenca e institucioneve të Kosovës në raport me të pagjeturit, ka shtyrë familjarët të kërkojnë përfaqësim në takimet në Bruksel./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.