ARKATANA

Qalaj: Dora ime s’e voton asnjë koalicion ku kryeministër propozohet Albin Kurti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

“Kurrë dora ime nuk çohet ta votojë një koalicion me kryeministër Albin Kurtin. Mund të votojë çfarëdo koalicioni me Bedri Hamzën kryeministër. Është qëndrim personal që nuk e ndërroj me asnjë presion në botë”.

Kështu ka deklaruar në “Debat Plus”, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i cili tha se nuk e voton asnjë koalicion ku s’është kryeministër Bedri Hamza.“Nuk votoj, sidomos në raport me VV-në, asnjë koalicion ku s’është kryeministër Bedri Hamza. Kemi një greminë të madhe në mes, s’ka ndërru mendim as VV për PDK, as për liderët që i kemi në Hagë, as ne s’i kemi ndërruar asnjë qëndrim”, tha ai.

Mobi Casa

Qalaj nuk e mohoi koalicionin me VV-në, duke thënë se vijat e kuqe janë “mendim komunist e bolshevik”.“Vijat e kuqe, është mendim komunist, bolshevik i dëmshëm. Vijat e kuqe i krijojnë programet nëse një parti ka program krejt të ndryshëm që nuk përputhet me programit tënd, bie nga konsiderata”, tha ai.Ai tha se Albin Kurti nuk ka pasur asnjë ofertë për koalicion për PDK-në.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.