UBT

Një promovim i këndshëm i librit me vlerësime dhe opinione

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Autori, Izmi Zeka, me përgjegjësi ka prekur realitetin e ditëve tona. Pra, autori me vëmendje ka paraqitur këto rrjedha, sa historike, aq edhe aktuale, duke i dhënë librit qartësi shkencore, si dhe ka arritur me sukses t’i afrojë lexuesit njohje të reja në problematikën e shtruar në librin e tij “Vlerësime dhe opinione”.

Në një ambient mjaft të bukur, në restorantin “Bujana”, në Gjilan, sot është promovuar libri me vlerësime dhe opinione të autorit, Izmi Zeka, gjilanas. Fillimisht, këtë përurim e hapi Sabit Rrustemi, editor dhe udhëheqës i Ars Klubit “Beqir Musliu”, në Gjilan, i cili tha se, është kënaqësi që po e përurojmë një vepër, e cila lidhet me datëlindjen e autorit, 15 tetorit, festë kjo e dyfishtë dhe tejet e rëndësishme. “Kështu e ka arti dhe jeta, ka shtuar Sabi Rrustemi, – kur puqen dy data fort të rëndësishme, si është kjo e autorit dhe e përurimit të librit të tij. Por, tash e tutje ne nuk do ti numërojmë vitet, por veprat e autorit sa do ti shkruajë në të ardhmen.

Siç e dihet, Izmi Zeka është një figurë e dalluar e jetës shkrimore e politike, i cili, gjer më tani ka botuar edhe tri vepra të tjera. Kjo vepër e sotit është e katërta me radhë me titull “Vlerësime dhe opinione”, e cila vepër ngërthen në vete materie të njohura nga autori, i cili është njohës jo vetëm i fushës së historisë, por edhe i jetës kulturore politike.

Pra, Izmi Zeka është vrojtues i zellshëm i ngjarjeve të kaluara, i cili këto “sende” i ka të ditura fort mirë prej historiani. E përgëzoj për këtë punë mjaft me interes që ka bërë I. Zeka, i cili është njohës i jetës politike në nivel lokal e qendror. Ky Klub ka adhuruesit e vet nga shumë mese, si janë nga Tirana, Kumanova, Durrësi, Prizreni, Ferizaji, Kamenica, Presheva e të tjera”.

Hidromorava

Nexhat Rexha, redaktor i librit tha se, ky libër na gëzon për faktin se dalim pak nga zhanri i letërsisë artistike, ku kemi të bëjmë me një vepër publicistike që ka artikulime në tri kohë. “Ato kohë bartin ndërgjegjen e të kaluarës që shpërndajnë mesazhe më të arsyeshëm, sepse sakrifica, largpamësia e ideologëve në parashtrimin e ideve të tyre në të gjitha fazat e jetës ika dhënë mesazhin më të mirë për historinë e njerëzimit”. Ai shtoi edhe këtë se, në pjesën tjetër të këtij libri “shtjellohen tema të komplikuara, të cilat të rikujtojnë vlimet e gjata e të dhembshme nëpër kohë.

Këtu autori sugjeron dhe qorton faktorin politik të sotëm në rrugëtimin e shtetit të ri të Kosovës”. Prandaj, si shtoi ai, ‘ në dy kapitujt e fundit, mesazhet janë të qarta e të prekshme. Autori, Izmi Zeka, me përgjegjësi ka prekur realitetin e ditëve tona. Pra, autori me vëmendje ka paraqitur këto rrjedha, sa historike, aq edhe aktuale, duke i dhënë librit qartësi shkencore, si dhe ka arritur me sukses t’i afrojë lexuesit njohje të reja në problematikën e shtruar në librin e tij “Vlerësime dhe opinione”.

Ndërsa, Faik Shkodra, vlerësues, tha se, me botimin e kësaj vepre publicistike, autori Izmi Zeka e ka përmbushur misionin e tij prej një publicisti e historiani të dëshmuar, i cili, temat dhe problematikat e jetës po i merr nga realiteti ynë, ai i cli po na përcjell jetën tonë hap pas hapi. “Vepra e autorit është e ndarë në pesë kaptina, si janë: …për ngjarje dhe figura që bënë historinë, për shtetin e ri të Kosovës, për mesazhet dhe integrimet, për votën dhe besimin e dhënë, për disa zhvillime rreth nesh. Të gjitha këto kaptina kanë një lidhshmëri në mes vete dhe përbëjnë një trung të veprës në fjalë.

Këtu bëhet fjala për figurën e Ramiz Cërnicës, i cili, në një kohë jo aq të largët, ai tha se, populli i Kosovës nuk duhet të ndahet. Kur iu dha fjala, ai tha, “Jo me njerkën Serbi, por me Mëmën Shqipëri”. Izm Zeka i ka zënë në fjalë edhe disa figura atdhetare Adem Demaçin, Haki Tahën e me figura të tjera të merituara të kombit. Është kjo një vepër me interes për të gjithë./ tefik selimi/rajonipress/