Mobi Casa

Vdesin dy të rinj në një aksident në Tiranë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një incident i rëndë ka ndodhur rreth orës 21:20, në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut”, ku drejtuesi i motorit me targa “AP 105” dhe pasagjeri pas tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar.

Drejtuesi i motorit dhe pasagjeri u dërguan menjëherë në S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore.

FIDANISHTJA

Mësohet se dy shtetasit që udhëtonin me motor, të identifikuar me inicialet, K. H., 21 vjeç dhe E. D., 22 vjeç, kanë ndërruar jetë rreth orës 21:50, në Spital, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore./albeu