United Hospital

Parashikimi i motit për sot, nesër dhe javën e ardhshme – kaq do të shkojnë temperaturat

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mot paksa më stabil dhe i thatë po parashihet të mbajë sot, me më shumë intervale me diell, e orëve të pasdites do të ketë edhe zhvillime të vransirave lokale, sipas “Mendimi për motin”.

Temperaturat minimale zbresin në 6C e 8C, e ato maksimale shkojnë deri në 20 e 22C.

Kryesisht me diell parashihet edhe e dita e diel, por orëve të pasdites më vonë, shfaqen kushte për ndonjë rigë shiu.

Uji Dea

“Intervale të gjata me diell parashihen edhe për ditën e hënë. Nga dita e martë ka më shumë gjasa për zhvillime të rrebesheve të shiut, kryesisht orëve të pasdites. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 19C e 21C”, thuhet në njoftim.

Periudhë jostabile me rrebeshe shiu orëve të pasdites po parashihet javën e ardhshme, së paku nga e marta deri të enjtën. Nga dita e premtë trendet janë për një periudhë paksa më stabile, me më pak mundësi për të reshura, e temperaturat shënojnë rritje edhe mbi mesatare, deri në 24C e 26C.

“Mot i ndryshueshëm tipik për muajin maj, paraqitet në trende edhe pas datës 20, me diell e vransira, ndërsa orëve të pasdites me rrebeshe shiu e bubullima. Por temperaturat në përgjithësi do të jenë më të larta nga mesataret, deri në 26C e 27C, e ka gjasa, megjithëse jo të larta që arrinë vlera edhe prej 30C”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.