Eko Higjiena

Gjendet një granatë dore, FSK e KFOR në vendin e ngjarjes

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Me datën 12.19.2016 rreth orës 13:30 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rrugën “Hamdi Pogragja” në Gjilan është vërejtur një granat dore e cila gjendej në oborrin e një shtëpie.

Është njoftuar njësiti për deminim i FSK-së si dhe KFOR- i Amerikan të cilët kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës.
Shpërthimi është kryer pa pasur kurrfarë dëme tjera.

Mobi Casa

Në lidhje me rastin për momentin nuk ka persona të dyshimtë. Në lidhje me këtë është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të hapet rast “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” dhe dedikohet NJHR-së për hetime të mëtejme njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/