UP e MASHT do tu sigurojnë praktikë me pagesë studentëve të UP-së
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj kanë nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit për angazhimin e studentëve në punë praktike në UP.
Në fjalën e tij Ministri Bajrami deklaroi se praktika është një përvojë që ju ka munguar studentët gjatë studimeve. Ai siguroi se të diplomuarit që përfundojnë këtë praktikë do ta kenë më të lehtë të gjejnë punë.
“Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Prishtinës janë të vendosur që këtë memorandum ta shtrijmë në gjithë Kosovën dhe unë ju ftoj të gjithë kolegët ministra që ta ndjekin këtë shembull që të marrim sa më shumë studentë. Duke marrë studentë në praktikë në ju mundësojmë atyre që të krijojnë aftësi praktike për punë gjatë studimeve ata edhe përgatiten por edhe marrin aftësi profesionalë për të kompletuar. Gjasat për punësimin e tyre janë shumë të mëdha”, ka thënë ai.Image
Ndërkohë Bajrami tha se ministria që udhëheq do të marrë 100 praktikantë dhe gjasat e studentëve që vine në praktikë të mbesin në punë janë shumë të mëdha. Sipas tij në fund të praktikës do të mbahet një provimi dhe ata që do tregojnë aftësi do të zënë vend në ministri.
Ndërkaq paga e praktikantëve sipas fjalëve të ministrit do të jetë në shumën e një rroge mesatare në Kosovë. Kurse buxheti për këto paga është i ndarë ka thënë Bajrami.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema pas nënshkrimit të memorandumit potencoi se UP-ja është në rrugën e reformimit në të gjitha fushat, dhe praktika paraqet sipas tij një pjesë të reformimit.
“Disa studentë janë duke kryer punën praktike, natyrisht se gjitha institucionet publike dhe kompanitë private ju kanë përgjigje kësaj kërkese që studentët tanë të kryejnë punën praktike”, ka përfunduar rektori./Zeri/


