Behrami më i miri, Mehmedi më i dobëti
Sipas Blick-ut, Valon Behrami ka qenë ndër më të mirët në fushë, dhe është notuar me notën më të lartë (5), përcjell Express.
Gazeta zvicerane, “Blick”, ka vlerësuar lojtarët e Zvicrës për paraqitjen e treguar ndaj Hungarisë (2:3).
Sipas Blick-ut, Valon Behrami ka qenë ndër më të mirët në fushë, dhe është notuar me notën më të lartë (5), përcjell Express.
Kurse, Blerim Xhemaili dhe Xherdan Shaqiri janë notuar me notën (4), derisa Admir Mehmedi është vlerësuar me notë të dobët (3).
Granit Xhaka, në fitoren e Zvicrës, nuk ka luajtur pasi ka qenë i ndëshkuar ma karton të kuq nga ndeshja e kaluar ndaj Portugalisë. /Express/


