Shala godet Bunjakin pas debaklit nga Kroacia
Kujtim Shala ka kritikuar ashpër Albert Bunjakin pas humbjes turpëruese nga Kroacia.
Kosova humbi 6:0 nga Kroacia në ‘Loro Boriço’. Kjo ka bërë që trajneri, Albert Bunjaki, të marrë kritika të shumta për lojën që aplikoi të enjten mbrëma në ‘Loro Boriçi’.
Kujtim Shala në mënyrë ironizuese, ka thënë se Kosova pak pranoi gola nga Kroacia, duke e parë çfarë trajneri e drejton Kombëtaren, përcjell Gazeta Express.
“Është turp. Megjithëse, kur dihet kush e drejton Kosovën nuk do të ishte çudi edhe sikur rezultati të ishte më i thellë. Nisur nga kjo do të thosha se Kosova shpëtoi mirë”, deklaroi Shala.
“Në këso rastesh drejtuesit e Federatës duhet të japin përgjegjësi. Por kjo nuk do të ndodhë nga sa shihet. Mund të pajtohemi që Kroacia është më e mirë, por kjo humbje 6:0 është e patolerueshme”, shtoi ai. /Express/


