Shkakton aksident trafiku me lëndime, përfundon në burg
Viti – Në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale në trafik, ka goditur me veturë viktimën mashkull shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime.
Viktima sipas policisë është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


