Uji Dea

E kontrollojnë për armë, policia i gjen drogë e fishekë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se në kafiterin “Leka”këtu në Gjilan një person posedon armë. Patrullat policore nga stacioni i Gjilanit janë organizuar dhe kanë shkuar në këtë lokacion, kanë kontrolluar personat e pranishëm, me ç’rast te i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, prodhim jugosllav, një karikator, 4 copë fishekë 7.65, dhe 1.4 gram substancë e dyshuar Marihuanë.

Eco Higjiena

Në vendngjarje kanë dalë edhe njësiti i antidrogës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/