Mbijetesa, sfidë për Partinë e Drejtësisë
Përçarjet brenda Partisë së Drejtësisë të cilat rezultuan me shkakrimin e kryetarit të saj, Ferid Agani dhe zgjedhjen e kryetarit të ri po e vendosin këtë subjekt para rrezikut për të dështuar. Sipas analistëve, nëse të dyja palët nuk arrijnë një zgjidhje të përbashkët, kjo parti do ta ketë të vështirë mbijetesën.
Përçarjet brenda Partisë së Drejtësisë të cilat rezultuan me shkarkimin e themeluesit e të kësaj partie, Ferdi Agani nga posti i kryetarit të PD-së, po e vendosin këtë parti para sfidës për të ekzistuar edhe më tutje apo jo.
Kështu të paktën vlerësojnë njohësit e kësaj fushe, por ekzistimin e sfidave e pranojnë edhe drejtuesit e kësaj partie, të cilët thonë se mund të tejkalohen këto probleme. Në këtë situatë drejtuesit e ri të Partisë së Drejtësisë kërkojnë nga kryetari dhe Kryesia e vjetër që të pajtohen me këtë fakt, ndërkohë këta të fundit presin që Komisioni Qendror i Zgjedhje ta shpall jolegjitim Kuvendin e Jashtëzakonshëm të PD-së.
Kryetari i ri i PD-së, Sylejman Çerkezi ka thënë për “Zërin” se kjo parti po përballet me probleme, të cilat sipas tij nuk janë të pazgjidhshme. Çerkezi ka thënë se Kuvendi i Jashtëzakonshëm i kësaj partie është legjitim.


