ARKATANA

Bytyqi kërkon ndihmën e tifozëve

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sinan Bytyqi shpreson se me ndihmën e tifozëve mund të marrin një rezultat pozitiv kundër Kroacisë.

Talenti i Kombëtares së Kosovës, Sinan Bytyqi beson se mund të marrin një rezultat pozitiv kundër Kroacisë, por për këtë kërkon ndihmën e tifozëve.

Mobi Casa

Ai po ashtu ka folur për mungesat e Kroacisë, ku thotë se Kosova duhet të mendojë vetëm për ndeshjen e tyre.

“Ne duhet të mendojmë për paraqitjen tonë dhe të mos mendojmë për ta. Ne e dimë se ata kanë kombëtare të fortë, por ne do të japim 100 për qind. Shpresojmë se me ndihmën e tifozëve mund të marrim një rezultat pozitiv”, tha Bytyqi për Gazeta Express.