Matoshi: Dy qeveritë, si në Kosovë edhe në Shqipëri, udhëhiqen nga banditë!
Analisti politik, Halil Matoshi ka theksuar se dy qeveritë, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, udhëhiqen nga banditë.
Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Click” në RTV21.
Matoshi ka theksuar se shteti shqiptar i ka ndihmuar në vazhdimësi Kosovës në aspektin diplomatik.
Publicisti Matoshi ka theksuar se ne kemi bërë shumë zhurmë që s’jemi pjesë e UEFA-s, e FIFA-s, por kur Kosova u anëtarësua në këto mekanizma, s’kemi stadiume.
“Dy qeveritë duhet t’I bëjmë detyrat e shtëpisë”, tha ai.


