Eko Higjiena

Shkolla “Dëshmorët e Kombit” në qytet bëhet me fushë të sportit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës z.Begzad Sinani me bashkëpunëtorë ka vizituar kryerjen e punimeve në rregullimin e fushës së sportit në shkollën e mesme të ulët në Lagjen Malësia në qytet.

Sinani tha se që nga ndërtimi dhe pavarësimi i kësaj shkolle në vitin 2008, nxënësve të kësaj shkolle iu kanë munguar terrenet sportive, nxënësit e shkollës do të kenë mundësi që brenda pak jave orët e kulturës fizike t`i kryejnë në fushën e re që po rregullohet nga bashkëpunimi në mes komunës dhe Demosit.

KKVITI

Drejtori i shkollës, kolektivi i shkollës dhe nxënësit falënderuan kryetarin dhe komunën për këtë projekt që ka qenë i domosdoshëm për nxënësit e kësaj shkolle, drejtori Hazir Berisha tha se nxënësit e shkollës tonë tanimë njihen për sukseset e tyre në disa lëmi me rregullimin e këtij terreni sportive shkolla jonë do të jetë e kompletuar./rajonipress/