Edonis Beqiri, boksieri gjilanas që po mahnit boksin e Gjermanisë
Gjilan – Boksieri Gjilanas, Edonis Beqiri me prej ardhje nga Makreshi i Gjilanit që nga fëmijëria ishte dashuruar në dorëzat e boksit duke ëndërruar se një ditë me krenari do ta përfaqësoj boksin shqiptar në ringjet Evropiane e Botërore.
Boksieri Gjilanas që nga mosha 13-të vjeçare ishte betuar se në mënyrë dinjitoze do ta bën popullin Shqiptar të krenohet me rezultatet e tij, 21 vjeqari Beqiri këtë zotim me mjaft sukses e kishte arritur në shtetin e Gjermanisë ai nga 52 meçe të zhvilluara kishte mposhtur kundërshtarët e tij 47 herë një meqë ka përfunduar me rezultat të barabartë ndërsa në katër meçe kishte pësuar humbje.
Njëri ndër boksierët më të mirë që ka pasur klubi i boksit POLEX nga Berlini i Gjermanisë është Edonis Beqiri i cili tani ka kaluar në boksin profesionist nën ombrellën e këtij klubi. “Boksin e kam dashur që nga fëmijëria, jam shumë i kënaqur me atë se çka kam arritur jam shumë krenar që popullin e Kosovës dhe boksin e Kosovës e promovoj në mënyrë dinjitoze dhe një gjë të tillë do ta vazhdoj edhe në të ardhmen” shprehet boksieri Edonis Beqiri.
Boksieri biondin Beqiri ka shpjeguar edhe meqin e parë të cilin e ka pasur ndaj boksierit nga Serbia Aleksandër Jankoviq.”Jam shumë i lumtur që meqin e parë si profesionist kam shënuar fitore, e kam mposhtur boksierin serb që në raundin e dytë është detyruar ta braktis ringun pasi nuk munde të rrinte në këmbë. Për mua ka qen një moment shumë emocional, ndërsa këso emocione popullit tim do t`i jap sa herë që do të ndeshem në ring me kundërshtarët e ardhshëm” thekson biondini Beqiri
Boksieri 21 vjeçar Beqiri tani ka lidhur edhe kontratë profesioniste me klubin e tij POLEX e cila njeherit është edhe Kompani e njohur në shtetin e Gjermanisë.
“Klubi Polex është një klub me traditë në Gjermani nga ky klub kanë dal emra të mëdhenj të boksit ndërsa trajneri im është strategu i boksit Detlef Kun i cili më ushtron dhe jam shumë i kënaqur me te është një njeri i cili i din të gjitha fshehtësitë e boksit dhe jam shumë i lumtur që e kam trajner timin”thotë Beqiri
Boksieri Gjilanas Edonis Beqiri me 26 Nëntor do të ketë meqin e dytë profesionist. “Është e vërtet me këtë datë do të jem për herë të dytë në ringun profesionist dhe jam duke u përgatitur maksimalisht dhe lirisht mund të them pa marrë parasysh kundërshtarin e ardhshëm do të ngadhënjej duke hapur rrugët e mija drejt majeve të boksit”.
Si inspirim boksieri Beqiri e ka boksierin shqiptar Haxhi Krasniqin sepse sipas tij Krasniqi përpos që është boksier me famë ai është edhe një person shumë i dashur duke kontribuar për çdo shqiptar saher që e kërkon nevoja, ndërsa rrugëtimin e Beqirit në boksin profesionist e mbështet me të madhe Kastriot Thaçi nga Peja i cili në Berlin të Gjermanisë ka disa lokale afariste.
Është krenari dhe duhet të mburremi edhe si popull edhe si shtet që sportistët e Kosovës gjithmonë nuk e harrojnë vendlindjen e tyre duke përkujtuar gjithmonë mallin për vendlindjen një gjë të tillë edhe boksieri i talentuar Edonis Beqiri e ndien krenar veten që i takon këtij vendi dhe të gjitha sukseset e tija ia dedikon popullit të Kosovës./sylejman ismajli/rajonipress/


